Zyrja e avokatisë “MURATI” u themelua nga Besmir Murati. Avokat Besmir Murati u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ku dhe kreu studimet postdiplomike të specializuara në fushën e së drejtës penale në vitin 2011 dhe në vitin 2014 kaloi provimin e jurisprudencës.
Të ushtrojë profesionin si avokati, vendosi pas gati 10 vitesh pune në gjykatë, në mënyrë që të vazhdojë traditën familjare të ushtrimit të avokatisë dhe çështjeve juridike në përgjithësi, e këtë duke pasur parasysh traditën dhe përvojën e gjatë më se 40 vjeçare të ushtrimit të avokatisë dhe jurisprudencës në familjen e tijë. Flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, shqipe, angleze dhe gjermane. Gjatë punës së tij, pas përfundimit të shkollimit, themeluesi i zyrës vazhdimisht u përpoq të jetë në hap me risitë ligjore, vendase dhe ndërkombëtare, me çrast ka ndjekur seminare dhe trajnime të ndryshme.
Motoja kryesore e zyrës është të ofrojë një gamë të gjërë shërbime dhe këshillash juridike me standarde bashkëkohore, të cilësisë më të lartë në të gjitha fushat e së drejtësisë dhe mu për këtë vëmendje e veçantë i kushtohet monitorimit dhe përcjelljes së klientit në të gjitha aktivitetet e tija si në biznes ashtu edhe si person fizik dhe ofrimit të mbështetjes ligjore në kohë sa më të shpejtë duke u përpjekur që këshillat dhe veprimet ligjore të jenë efikase, e njëkohësisht të jetë një partner i besueshëm, profesional, besnik dhe kualitativ ndaj klientëve.
Zyra ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe këshillash juridike për individët vendas dhe të huaj, sipërmarrës dhe persona juridikë, para organeve qeveritare, qeverisjes vendore, gjykatave dhe institucioneve ndërkombëtare në procedurat civile, penale, të punës, ekonomike, kundërvajtjes, administrative e të tjera, me standarde të larta profesionale, e mu për këtë kemi mundësinë të ofrojmë ndihmë ligjore në kohë sa më të shkurtër në çdo fushë ligjore në të cilën keni nevojë për ndihmë.Jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësor ndaj klientit, duke krijuar zgjidhje ligjore të besueshme dhe efikase. Si zyre kemi kapacitet, njohuri dhe përvojë që në përputhje me nevojat dhe dilemat tuaja si klijent, në mënyrë profesionale, të përkushtuar, ndërgjegjshëm, me përgjegjsi të plotë, në partneritet me ju si klient, duke respektuar privatësinë tuaj të paraqesim dhe të zbatojmë zgjidhjet më të mira për ju duke respektuar standardet më të larta etike. Duke pasur para sysh se synimi dhe motoja e zyres është një klient i kënaqur, në përputhshmëri me tendencat bashkëkohore të avokatisë, në mënyrë që të ofrojmë shërbime gjithëpërfshirëse, si zyre bashkëpunojmë me ekspertë të njohur nga fusha të ndryshme si ndërtimi, financat, mjekësia, ekonomia e të tjera.
Në bashkëpunim me zyra tjera të njohura juridike ndërkombëtare, ne përpiqemi t’u ofrojmë klientëve ndihmë juridike edhe jashtë vendit.
Ne e vlerësojmë besimin tuaj.