A më nevojitet avokat ?

Nëse i keni bërë vetes këtë pyetje, ka shumë gjasa që përgjigjja të jetë afirmative. Një avokat është personi i cili me këshillim profesional mund t’ju kursejë kohë, energji dhe para me njohuritë dhe përvojën e tij. Shumë padi dhe raste ligjore ndodhin sepse ndër të tjera, palët nuk angazhojnë një avokat në kohë. Ne e konsiderojmë këtë qasje të gabuar. Një avokat duhet të jetë partneri juaj në të gjitha rrethanat dhe situatat.

Çfar ofroni ?

Zyrja avokatisë “Murati” ofron ndihmë ligjore, këshilla dhe përfaqësim të klientëve nga të gjitha fushat e së drejtës. Zbulo me shume

Çfar mund te pres nga zyrja avokatisë "Murati"?

Ju mund të prisni një zyre juridike që do të veprojë në interesin tuaj më të mirë, e cila do të jetë në dispozicion për pyetjet ose dilemat tuaja dhe e cila do të jetë e sinqertë me ju ne mënyrë që të zgjidhë problemin tuaj në bazë të përvojës, eksperiencës dhe trendeve bashkëkohore.

Çfar prisni nga unë si klijent ?

Para së gjithash, ne presim nga ju të jeni të sinqertë në lidhje me faktet dhe provat që i takojnë çështjes apo problemit tuaj. E domosdoshme dhe thelbësore është që të na siguroni dokumentacionin përkatës që posedoni në kohën e duhur. Poashtu, nga ju si klijent presim nga ju që ju të jeni në dispozicion për ne në telefon apo e-mail.

Sa kushtojn shërbimet e juaja ?

Çmimi i përgjithshëm i shërbimeve tona përcaktohet duke marrë parasysh disa kritere (koha e nevojshme për të punuar në rastin konkret, lloji i çështjes, kompleksiteti i çështjes, numri i seancave, disponueshmëria e dokumentacionit dhe provave, etj.). Llogarinë dhe çmimin e shërbimeve e dakordojmë me secilin klijent individualisht dhe për secilin rast individual. Në raste të caktuara, ne mund t’ju kërkojmë të paguani një paradhënie si një lloj sigurie për shërbimet që ne ofrojmë. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me çmimin e angazhimir të avokatit, mos hezitoni të na kontaktoni.

Sa zgjasin procedurat ?

Në rast të angazhitimit tonë, për t’ju ofruar këshilla juridike, mendim juridik, hartim të një kontrate ose veprime të tjera ligjore, ne do të bëjmë të njëjtën gjë sipas afatit të dakorduar, të cilin e përcaktojmë mvarësisht nga kompleksiteti i çështjes dhe detyrimeve tona të dakorduara më parë për klientë të tjerë, duke respektuar kohën tuaj të çmuar. Në këto raste, ju me siguri do të merrni shërbimin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur (brenda disa orësh deri në disa ditë)Në rast të angazhimit për të ju përfaqësuar në procese gjyqësore, administrative dhe procese tjera më komplekse, kohëzgjatja është e paparashikueshme, por bazuar në përvojën tonë, ne mund t’ju tregojmë kohëzgjatjen e pritshme të procedurave. Procedurat gjyqësore mund të zgjasin nga disa javë në disa vite. Faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore janë, para së gjithash, kompleksiteti i çështjes, sasia e provave që duhet të paraqiten, shpejësinë e caktimit të seancave, fakti nëse një ankesë do të paraqitet pas procedurës së shkallës së parë (dhe të vendosura nga gjykata e shkallës së dytë), etj. Në secilin rast specifik, ne mund t’ju ofrojmë informacion mbi kohëzgjatjen e pritshme të procedurës.

.

Cili është orari juaj i punës dhe a kemi nevoj te prenotojmë ?

Nuk është e nevojshme të bëni prenotim paraprak për takimin me avokat. Orari i punës është nga e hëna në të premte, në periudhën nga 08:00 deri në 16:00. Sidoqoftë, nëse keni një problem urgjent mos ngurroni të na kontaktoni me e-mail ose telefon jashtë orarit të punës. Ne do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.